Përplasen tre automjete në tunelin e Llogarasë, shkaktohet trafik

Një aksident zinxhir ka ndodhur sot pasdite në tunelin e Llogarasë, ku tre automjete u përplasën me njëri-tjetrin, duke shkaktuar trafik të rënduar. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, ku janë përfshirë automjetet e tipit “Audi” me drejtues A. M., “Volvo” me drejtues A. H., dhe “Mitsubishi” me drejtues K. M.
Pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Rrugore dhe përfundimit të veprimeve proceduriale, automjetet u zhvendosën nga rruga. Aktualisht, qarkullimi në tunel është normalizuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




