Përplasjet në protestën para Parlamentit, lëndohen 3 efektivë dhe 4 protestues, dërgohen te Trauma dhe QSUT

Aktualitet | 4 muaj më parë

Tre efektivë policie dhe katër protestues janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe QSUT, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë gjatë përplasjeve në protestën e mbajtur sot para Parlamentit.

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, bëhet me dije se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Në njoftim sqarohet se dy efektivë dhe dy protestues po marin shërbimin mjekësor në Spitalin e Traumës, ndërsa efektivi tjetër dhe dy protestuesit e tjerë po trajtohen te QSUT-ja.

“Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë duke marrë shërbim mjekësor  2 efektivë policie dhe 2 protestues. Në QSUT po trajtohen 1 efektiv policie dhe 2 protestues. Në të dy strukturat spitalore personat e paraqitur janë nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jetën. Pacientët do plotësohen me ekzaminime sipas protokollit dhe do ndiqen në dinamikë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme