Përroi i Lazaratit del nga shtrati, rrezik për qarkullimin dhe banorët e zonës

Aktualitet | 12 muaj më parë

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar daljen nga shtrati të përroit të Lazaratit, duke krijuar vështirësi në lëvizje dhe rrezik për banorët e zonës. Prurjet e larta të ujit kanë bërë që segmentet pranë përroit të jenë të vështira për t’u kaluar, ndërsa banorët janë këshilluar të qëndrojnë të kujdesshëm.

Grupet e emergjencave civile dhe strukturat vendore ndodhen aktualisht në terren, ku po monitorojnë situatën dhe po marrin masat e nevojshme për normalizimin e saj. Autoritetet qëndrojnë në gatishmëri për çdo ndërhyrje të mundshme nëse situata përkeqësohet.

Gjithashtu në qarkun Gjirokastër, reshjet me intensitet të lartë sollën rritje të prurjeve dhe prani të shtuar uji në disa zona. Probleme janë shënuar në aksin Gjirokastër–Tepelenë pranë urës së Kardhiqit dhe në rrethrrotullimin e urës së lumit në qytet. Ndërkohë, mungesa e energjisë elektrike vazhdon vetëm në fiderin Maricaj, që furnizon disa fshatra të Njësisë Administrative Luftinjë dhe Buz në Bashkinë Memaliaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme