Përzgjidhet sot emri i drejtuesit të ri të BKH-së

Komisioni i Posaçëm në SPAK është mbledhur këtë të mërkurë, 26 nëntor, për të përzgjedhur kandidatin që do të drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Pas përfundimit të procesit, emri do t’i dërgohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili do të marrë vendimin final për t’i dhënë mandatin 5-vjeçar.
Nga 7 kandidatët e fazës finale, sipas gazetares së RTSH 24, Lusi Përgjegji, njëri është skualifikuar, ndërsa 6 kandidatët e tjerë vazhdojnë garën. Ata kanë kaluar disa faza testimi dhe vlerësimi, përfshirë pikëzimin profesional dhe integritetin.
Emri që do të zgjidhet do të zëvendësojë në këtë detyrë, Aida Hajnajn, të cilës i përfundoi mandati në muajin gusht të 2025.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




