Peshkimi me grep, pasioni 40 vjeçar i prizrenasit Ylber Krasniqi

Aktualitet | 1 vit më parë

Për Ylber Krasniqin nga Prizreni, dita ka nisur mbarë sot.

“Kapa një krap shumë të bukur,” tregon ai, duke mbajtur në dorë peshkun e saponxjerrë nga uji.

Ai ka mbi 40 vite që e ushtron peshkimin, një pasion që e nisi në moshën 7-vjeçare.

“Mbi 40 vjet që e bëj këtë sport. Prej moshës 7-vjeçare,” thotë ai.

Ylberi del shpesh për peshkim së bashku me një grup shokësh, të cilët ndajnë të njëjtin pasion dhe tregon për peshkun më të rëndë.

“Kam zënë krap deri në 12 kg. Jemi një grup shokësh pesë-gjashtë veta që dalim, relaksohemi,” tregon peshkatari.

Për të, peshkimi është një mënyrë jetese dhe nuk ka ndërmend ta ndalojë. Përkundrazi, ai vazhdon të vizitojë vende të ndryshme.

“Derisa të kem forcë nuk do ta lë. I ndryshoj vendet. Kam qejf të lëviz. Kukësi, Peshkopia, Valbona, besa edhe në Shëngjin,” rrëfen ai.

Edhe në ditët kur nuk zë asnjë peshk, Ylberi nuk mërzitet. Ai pret gjithmonë ditën tjetër

“Ka ditë që nuk ecën, nuk peshkojmë hiç. [A mërzitesh?] Jo, hiç. Aspak. E kam sport,” thotë Ylberi.

Gjatë verës dhe vjeshtës, liqeni i Kukësit mbushet me peshkatarë amatorë, të cilët vijnë kryesisht nga Kosova. Për ta, peshkimi është thjesht sport, dhe një mënyrë për të kaluar kohë pranë natyrës.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme