Peter Schmeichel: United i dëshpëruar për lidership, duhet të blejmë Granit Xhakën!

Një legjendë e United ka ftuar drejtuesit e klubit ku militoi për vite me radhë që të futen në merkato për të mbyllur një problem, i cili prej kohësh mundon “Djajtë e kuq” të Manchester-it.

“Mendoj se ne duhet që të firomosim me Granit Xhakën. Nëse po planifikohet ndërtimi i një skuadre të re rreth një talenti si Kobbie Mainoo atëherë duhet të ndërhyjmë në merkato. Casemiro është duke u larguar dhe sigurisht që afrimi i Adam Wharton dhe Elliot Anderson nuk mund të kompensojnë mungesën e lidershipit që shikoj në ekip. Në këtë aspekt mund të themi se kemi diçka tek lojtarë si Harry Maguire dhe Bruno Fernandes, por ne na duhet një lider i vërtetë”, tha Schmeichel gjatë fjalës së tij në podcast-in, “The Good, The Bad & The Football”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




