Pezullimi i bisedimeve me BE-në, vijojnë demonstratat e dhunshme në Gjeorgji

Gjeorgjia vijon të përballet me demonstratat pas pezullimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Sipas avokatëve të të drejtave të njeriut pezullimi i bisedimeve me BE është pika e fundit që po derdh kupën në Gjeorgji.
Demonstratat kanë vazhduar për javë të tëra pas zgjedhjeve të kontestuara në tetor dhe pakënaqësia është rritur me qeverinë e re.
Demonstratat në ditët e fundit janë zhvilluar në qytete anembanë Gjeorgjisë – jo vetëm në Tbilisi.
E pyetur në lidhje me komentet e Presidentes Salome Zourabichvili sot që e përshkruan parlamentin aktual si “të paligjshëm”, avokatja Pataraia thotë se ajo “mbështet plotësisht” presidentin aktual pasi u zgjodh në mënyrë legjitime nga publiku.
Nga ana e tij, kryeministri ka hedhur poshtë akuzat për manipulim votash në zgjedhje. Ai pretendon se nuk i ka pezulluar bisedimet e anëtarësimit në BE, pavarësisht se është regjistruar në kamera duke thënë se do ta bënte.
Për avokatin e të drejtave të njeriut Pataraia, “kërkesa e vetme” tani janë zgjedhje të reja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




