Pjesë e trafikut të kanabisit drejt Greqisë, arrestohen 2 persona. Pezullohet një punonjës i DPSHTRR

Aktualitet | 2 vite më parë

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi që trafikonte kanabis drejt Greqisë. Pas një hetimi 6 mujor, policia e Korçës ka arritur në përfundimin se 38-vjeçari E.M. dhe 62-vjeçari I.O, ishin pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës dhe bashkëpunëtorë me dy persona të arrestuar disa muaj më parë, për trafikimin e 56 kg kanabis drejt fqinjit tonë jugor.

Gjithashtu në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, ndërsa një punonjës i DPSHTRR është pezulluar pasi dyshohet se ka ndryshuar targat dhe pronësinë e automjeteve të përdorura në këtë veprimtari kriminale nga trafikantët.

Ndalimi i tyre u bë gjatë operacionit të koduar “Shufrat”. Në 2024 ky grup tentoi të trafikonte drejt Greqisë 56 kg kanabis, të fshehur në 44 shufra metalike të montuara në tavanin e kamionit.

Konkretisht u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 38-vjeçarin E. M., banues në Tiranë dhe 62-vjeçarin I. O., banues në Durrës, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 62-vjeçari aktualisht ndodhet i arrestuar në Malin e Zi, për të njëjtën vepër penale.

Ndërsa në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” u shpallën 39-vjeçari F. K., banues në Tiranë dhe 24-vjeçari E. O., banues në Durrës.  

Ndaj 63-vjeçari A.H., punonjës i DPSHTRR, u vendos masa pezullim nga detyra dhe do të hetohet për “Shpërdorim detyre”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme