Plagosen 2 amerikanë, Fondacioni Humanitar i Gazës fajëson Hamasin: Ngjarja ndodhi kur po shpërndanim ushqimin

Botë | 1 vit më parë

Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) ka fajësuar Hamasin për ngjarjen u mbetën të plagosur 2 punonjësit e saj gjatë një sulmi.

Punëtorët e plagosur janë amerikanë dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim mjekësor.

GHF filloi operacionet e saj në maj, duke shpërndarë ndihmë nga disa vende në Gaza jugore dhe qendrore.

Sistemi është kritikuar gjerësisht për detyrimin e një numri të madh njerëzish për të ecur nëpër zona luftarake.

Që nga fillimi i GHF, forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 400 palestinezë duke u përpjekur të marrin  ndihmë ushqimore sipas autoriteteve të Kombeve të Bashkuara dhe mjekëve vendas.

Izraeli thotë se sistemi i ri i shpërndarjes së ndihmave pengohet nga Hamasi.

Ky sulm vjen pasi Hamas  deklaroi se është gati për bisedime mbi armëpushimin me Izraelin.

GHF tha se incidenti “ndodhi në përfundim të një shpërndarjeje të ushqimeve në të cilën mijëra Gazanë morën ushqim”.

Organizata shtoi se kishte paralajmëruar “përsëri për kërcënime nga Hamasi”, duke përfshirë planet për të synuar personelin amerikan, punonjësit e ndihmës palestineze dhe civilët.

Ndërkohë, agjencia e mbrojtjes civile të Gazës tha se 32 palestinezë janë vrarë nga operacionet ushtarake izraelite ditën e sotme, ndërsa një ditë më parë Hamas tha se ishte gati për më shumë bisedime për një marrëveshje armëpushimi parashtruar nga SHBA.

Plani besohet të përfshijë lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme