Plagosi 40-vjeçarin në zonën e Institutit, identifikohet dhe shpallet në kërkim 36-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme ku mbeti i plagosur një 40-vjeçar në kryeqytet.
Sipas policisë ngjarja ndodhi në rrugën “Ramadan Citaku”, në zonën e Institutit ku një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri 40-vjeçarin Marilen Jata.
40-vjeçari është qëlluar me armë zjarri ku plumbi e ka kapur në këmbë, ndërsa autori është shoku i të plagosurit.
Ashtu siç raporton gazetarja e RTSH-së, Flutura Tota, të dy personat kanë qenë shokë më parë, por prej tre muajsh nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe mbrëmjen e së dielës i plagosuri sapo është futur në rrugicë, aty i ka dalë para autori ku e ka qëlluar me pistoletë. Menjëherë pas kësaj, autori është arratisur.
Pas ngjarjes policia u organizua menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga ana tjetër, pritet që oficerët e policisë të marrin në pyetje të plagosurin në Spitalin e Traumës për motivet dhe përplasjet që kishte me autorin.
Njoftimi i plotë i policisë:
Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




