Plagosi mësuesen me thikë në një kolegj në Gjermani, policia qëllon për vdekje 18-vjeçarin shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kolegj profesional në Essen të Gjermanisë, ku një mësuese është plagosur me thikë nga një student 18-vjeçar me origjinë nga Kosova.
Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të kolegjit, ndërsa ngjarja u pa edhe nga nxënës të tjerë që ishin të pranishëm në momentin e sulmit.
Pas sulmit 18-vjeçari u largua me vrap, ndërsa u qëllua për vdekje nga policia në një park pranë kolegjit. Sipas policisë gjermane, 18-vjeçari kishte tentuar të sulmonte edhe efektivët gjatë kontrollit.
Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes së rëndë, ndërsa mësuesja është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




