Plagosja me armë në Durrës, në kërkim autori. Mori hak ndaj dhunimit fizik të të atit

Aktualitet | 1 vit më parë

Policia e Durrësit ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës – Katund Sukth”.  Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, ndërsa autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Sipas policisë, plagosja ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm, ku i plagosuri kishte dhunuar fizikisht të atin e autorit.

Autori, 30-vjeçari K. K., duke drejtuar një automjet tip “Ford Focus”, ka qëlluar me pistoletë gjatë një parakalimi në drejtim të një mjeti tip “Lancia”, ku udhëtonte 36-vjeçari. A.G. Si pasojë e të shtënave, 36-vjeçari mbeti i plagosur, i cili ndodhej në mjet së bashku me dy të mitur, 14 dhe 15 vjeç, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Ndërkohë policia po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme