Plagosje me armë në Lushnje, pronari i një lokali shpallet në kërkim pasi qëlloi klientin

Aktualitet | 1 vit më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në fshatin Çukas të Lushnjës, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me të shtëna me armë.

Policia bën me dije se, pas një konflikti për motive të dobëta, i dyshuari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë një klient në lokalin e tij.

“Shtetasi R. G., 56 vjeç, pronar i një lokali në zonë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë klientin e tij, 58-vjeçarin R. M ”, njofton policia.

Autori është shpallur në kërkim nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen dhe arrestimin e tij.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e rendit po vijojnë punën intensive për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme