Plagosje me thikë në Shëngjin, i riu përfundon në spital

Aktualitet | 4 muaj më parë

Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës (thikë) në zonën e Shëngjinit, në një ngjarje të regjistruar në rrugën e Kunës.

Sipas informacioneve paraprake, rrethanat dhe shkaqet që çuan në plagosjen e tij ende nuk janë bërë të ditura. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.

Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit ose personave të përfshirë, si dhe për sqarimin e motiveve që çuan në këtë incident.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.

Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme