Plani evropian i rritjes – Komisioni Evropian liron 200 milionë euro për rajonin
Komisioni Evropian ka vendosur disbursimin e rreth 200 milionë eurove për Malin e Zi dhe Shqipërinë, si pjesë e zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Komisionerja Marta Kos u deklarua para takimit.
“Sa i përket zbatimit të Planit të Rritjes, ai po ecën mirë dhe në ditët në vijim do të disbursojmë rreth 200 milionë euro për Malin e Zi, Shqipërinë dhe Malin e Zi”, u shpreh Kos.
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, theksoi se ky financim vjen si mbështetje konkrete për reformat dhe procesin e integrimit gradual të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm në afrimin ekonomik dhe institucional me BE-në.
“Siç e dini, javën e kaluar Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në SEPA, dhe ne po përgatitim gjithashtu samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Podgoricë më 5 qershor, dhe unë pres një angazhim vërtet të fortë nga të gjithë kandidatët e Ballkanit Perëndimor për të qëndruar të palëkundur në rrugën evropiane”, tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



