Planifikonte të grabiste një shitës mishi, një orëndreqës dhe… Kylian Mbappé-n

Gosip | 2 muaj më parë

Sipas “Le Parisien“ policia franceze ka mundur që të evitojë në kohë një grabitje të bujshme. Sipas të përditshmes franceze forcat e rendit kanë arrestuar një 18-vjeçar, identiteti i të cilit nuk zbulohet plotësisht (Clément L.), i cili konsiderohet si “truri” i një bande që kishte kryer disa grabitje të mëdha dhe që në të ardhmen kishte programuar të tjera.

Kjo bandë planifikoi të rrëmbente dhe sulmonte drejtues biznesi, një reper dhe… Kylian Mbappé. Clément L. u burgos dhe u vendos në izolim, ndërsa bashkëpunëtori i tij i dyshuar u lirua me kusht.

“Ky i ri ishte tashmë në burg për vepra të rënda penale dhe tani është i përfshirë në një çështje të re që ka të bëjë me një reper dhe një futbollist të njohur. Vetëm izolimi mund ta bëjë atë të kuptojë sa ka gabuar”, pohoi prokurori publik këtë të mërkurë në mëngjes para dhomës së hetuesve në Versajë. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme