Platini: Dola i pastër nga akuzat, por më vodhën 10 vjet

Futboll Bota | 1 vit më parë

“Dola i pastër, por armiqtë e mi prapë fituan. Ata më vodhën dhjetë vjet”. Kjo është ajo që tha Michel Platini gjatë një interviste me La Stampa, dhënë Marco Tardelli-t në lidhje me lirimin e tij nga akuzat për mashtrim bashku me ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter. Platini tha, duke komentuar lirimin, se tani është shumë i vjetër për role të reja. “E përsëris, Marco. Ndodhi kështu, jam mirë kështu”, shtoi Le Roi, duke iu drejtuar ish-shokut të tij të ekipit bardhezi.

Kur u pyet nëse i pëlqen futbolli i sotëm, Plarini tha: “Gjithmonë e kam parë lojtarin dhe lojën, kurrë nuk kam qenë i interesuar për asgjë tjetër. Ligji Bosman, megjithatë, vrau filozofinë e futbollit. Sot, për të fituar duhet të kesh para, thjesht shiko se si kanë ndryshuar historitë e City dhe PSG”.

Së fundmi, disa mendime të tjera se si e sheh ai të ardhmen e tij. “Nuk e shoh, nuk e kam parë kurrë të ardhmen. As si futbollist. Gjithmonë e kam pranuar fatin”, përfundoi Platini.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme