Play-off NBA/ Cleveland shtang Pistons në Detroit, fitorja e parë në transfertë vlen gjysmë bilete në finalen e Konferencës së Lindjes

Gjatë kësaj faze play-off Cavs nuk kishin fituar kurrë në transfertë, por arritën mbrëmjen e kaluar pikërisht në momentin kur duhej më shumë me shifrat 117-113. Në ndeshjen e pestë të serisë me Pistons, në një duel ku tre minuta nga fundi ishin 9 pikë larg vendasve.
James Harden (30 pikë) është më i miri për të tijtë ndërsa Donovan Mitchell (21 pikë) ishte protagonist në momentet më të rëndësishme.
Ekipi i Pistons nga ana tjetër u ankua për gjykimin pasi arbitrat nuk vërshëllyen një faull në dëm të Ausar Thompson në fund të kohës së rregullt ndërsa Cade Cunningham edhe pse shënoi 39 pikë nuk mundi të shmangte një humbje që i jep mundësi Cleveland të mbyllë serinë në shtëpinë e saj natën mes së premtes dhe të shtunës për të fluturuar në finalen e Konferencës së Lindjes.
Në “Little Caesars Arena” ishin të pranishëm Eminem dhe 50 Cent, të dy tifozë të Pistons. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



