Play-off NBA/ OKC fiton ndeshjen e dytë me Phoenix, Detroit barazon serinë me Orlando-n falë një fitoreje historike

Thunder nuk gabojnë dhe kontrollojnë edhe ndeshjen e dytë përballë Suns falë 37 pikëve të Shai Gilgeous-Alexander. Lajmin më të keq të mbrëmjes e morën nga infermieria pasi Jalen Williams duket se ka pësuar dëmtimin e radhës. Ai braktisi parketin në pjesën e parë ku ishte protagonist falë 19 pikëve të shënuara. Për ekipin e Phoenix nuk mjaftuan 30 pikët e Dillon Brooks për të evituar humbjen.
Ndërsa në Detroit ekipi i Pistons thyen mallkimin duke marrë fitoren e parë në shtëpi në fazën play-off pas plot 11 humbjeve radhazi të regjistruara prej 2008-ës e deri më sot. Cade Cunningham ishte protagonist me 27 pikë dhe 11 asist ndërsa pjesën tjetër të punës e bëri mbrojtja, e cila mbajti nën kontroll sulmin e Magic.
Ndeshjet
Detroit Pistons-Orlando Magic 98-83 (1-1)
Oklahoma City Thunder-Phoenix Suns 120-107 (2-0)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




