“Play Off” në Shqipëri dhe rënia e sigurive

Basketboll | 5 vite më parë

Play-off-i i basketbollit për meshkuj nis me disa pikëpytje të mëdha lidhur me skuadrat që deri 3 javë më parë ishin të sigurta drejt finales. Se pari Goga kryesuese vjen me dy humbje radhazi, me një grup lojtarësh që ka humbur pak harmoninë e fillim sezonit, ndoshta prej ndërrimit të trajnerit apo edhe prej humbjes së Kupës. Luajnë më shumë të huajt kjo ka mjaftuar që pjesa e shqiptarëve të ndjehet e tradhtuar dhe trajneri malazez më shumë se sa skemat, duhet ti ndërrojë humorin lojtarëve.

Perballë kanë Tiranën e cila me atë pak që i gjendet në fund të sezonit ka nxjerrë ndeshje të mira, fitorja me Partizanin në derbi ishte një mesazh i fortë, një Partizan që vinte nga fitorja në Shkodër. Tirana ndoshta në letër nuk mendohet ta eleminojë Gogën , por të paktën me pregatitjen fizike që e ka më të mirë se durrsakët, do ta lodhë për në finale.

Në ciftin tjetër është një finale e parakohshme. Edhe atje ka pikpytje për Vllazninë pas humbjeve të fundit por një shkëndijë reagimi e dhanë në fitoren me Gogën në Durrës. Bilali ka kuptuar se cilët nuk kane kontribuar mjaftueshëm deri tani dhe u ka treguar stolin.

Në ndeshjet e fundit nuk bën rotacion të thellë por i beson maksimumi 7-8 lojtarëve. Kjo mund të jetë e lodhshme në play-off, por sigurisht ndaj Teutës nuk do të bëjë gabimin e sezonit të rregullt. Teuta në këto momente është skuadra më favorite për titull. Është në ngjitje prej javësh, është e plotë në formacionin e parë edhe pse në stol ka pak alternativa.

Por ka entuziazmin dhe kjo i mjafton. E mundi Gogëen sërish në fushën e saj në javën e fundit të kampionatit 80-81, dicka që në fillim të sezonit dukej utopike.

Ndeshjet e para gjysëmfinale do te zhvillohen të mërkurën në orën 19:00, ashtu sic do të zhvillohet edhe takimi i vlefshëm për play-out mes Partizanit dhe Dinamos se kush do të ngjitet në Superligë e kush do të zbresë. Në një takim të këtij sezoni në kupe, Dinamo ka fituar me 7 pikë diferencë por edhe Partizani ka pësuar rritje të lojës.

Ndërkohë tashmë është mësuar gjatë fundjavës se Kamza i është bashkuar Superligës teksa e fitoi Kategorinë e Parë pa asnjë humbje në këtë edicion sportiv.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme