Pogradec ndalohet peshkimi, parashikohet mungesë e koranit në treg

Prej datës 1 dhjetor dhe deri ne fund të këtij muaji në Liqenin e Pogradecit, ndalohet me ligj peshkimi i cdo lloj peshku kjo sipas specialisteve per efekt sespe Korani është në periudhën e riprodhimit dhe gjuetia e shfarros atë në këtë periudhë.
Ndalimi i peshkimit nënkupton edhe shtim të masave dhe kontrolleve në ujrat e liqenit ku pesha më e madhe i takon OMP, pasi ka ende persona të cilët gjuajnë në mënyrë të palighshme gjatë natës. Por edhe në këtë rast nuk mungojnë problematikat pasi karburanti për lëvizjen e mjeteve është i pakët,cka rrjedhimisht sjell më pak kontrolle dhe më shumë rrezik të shtuar për peshkun.
Por edhe viti qe vjen pritet që të sjellë një krizë ne treg sa i përket Koranit, kjo pasi në bazë të një projekti që do të realizohet peshku do të lëshohet sërish në liqen dhe nuk do të shkojë në treg, cka pritet ndikojë negativisht sidomos për restorantet.
Përgjatë viteve të fundit është vërejtur një përmirësim i gjuajtjes së paligjshme në ujrat e liqenit të Pogradecit, por sërish fenomeni është evident dhe kjo pranohet nga instacat. Rreziku ndaj peshkut shtohet edhe me tepër pasi vetë pala shqiptare hedh rasatë të rinj në liqen rreth 2 milionë në vit, ndërsa pala maqedonase ka të paktën 3-4 vjet që nuk e bën këtë gjë dhe kjo shkakton edhe pakësim të peshkut endemik Koran i cili përgjatë viteve të fundit konsiderohet si specie ne zhdukje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




