Policia e Burgjeve, mbi 700 efektivë i nënshtrohen testimit për gradën Kryeinspektor
Më shumë se 700 efektivë të Policisë së Burgjeve iu nënshtruan këtë të mërkurë (4 qershor) testimit për më shumë se 300 pozicione vakante për gradën Kryeinspektor.
Testimi zgjati 1 orë e 30 minuta dhe konkurrentët u testuan për njohuritë e caktuara, ku sipas marrjes së gradës do të ushtrojnë edhe detyrën e tyre me një shtesë page prej 15 mijë lekësh të rinj.
Për Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose “ky proces, por edhe rezultatet e deritanishme të institucionit që drejton, e kanë përafruar sistemin penitenciar të Shqipërisë me atë të vendeve të Bashkimit Evropian”.
Në të gjithë vendin numërohen afro 3 mijë e 500 efektivë të Burgjeve në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Kjo është hera e dytë që Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve ka realizuar këtë testim, duke u konsideruar risi në sistemi penitenciar.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




