Policia Rrugore në Lezhë vijon kontrollet, tre shoferë gjobiten për parakalime të rrezikshme

Aktualitet | 1 vit më parë

Policia Rrugore e Lezhës ka reaguar menjëherë pas publikimit në rrjete sociale të tri videove ku shfaqeshin automjete që kryenin parakalime të rrezikshme në segmentet rrugore Milot-Lezhë dhe Balldren-Lezhë.

Policia e Shtetit në një njoftim për mediet bën të ditur se, në bashkëpunim me qytetarët dhe median, shërbimet policore kanë identifikuar drejtuesit e mjeteve dhe kanë marrë masat përkatëse administrative, në bazë të Kodit Rrugor.

Sipas Policisë, secili drejtues u ndëshkua me gjobë prej 12 000 lekësh. Njërit prej tyre iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për kontributin në evidentimin e shkeljeve dhe i fton të vijojnë të denoncojnë raste të tilla, duke garantuar një reagim të menjëhershëm, të paanshëm dhe në përputhje me ligjin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme