Policia Shkodër prezanton rezultatet dhe masat për sigurinë publike : Luftë kundër drogës, krimeve dhe rritje e sigurisë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Gentian Berberi, dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, Agim Basha, prezantuan rezultatet e punës së strukturave policore gjatë muajit maj 2026, në një konferencë për shtyp të përbashkët.
Berberi theksoi se “qëllimi ynë është të informojmë qytetarët mbi rezultatet e punës sonë, masat që kemi ndërmarrë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sfidat me të cilat përballemi” .
Ai raportoi se janë evidentuar 213 vepra penale, prej të cilave 96.7% janë zbuluar. Janë identifikuar 199 autorë, nga të cilët 33 janë arrestuar, 161 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 5 janë shpallur në kërkim.
Gjatë muajit maj u zhvilluan 9 operacione policore, ku u sekuestruan armë, municione, lëndë narkotike, kompjutera për lojëra fati dhe shuma parash.
“Janë asgjësuar 3394 bimë narkotike dhe 571 fidanë narkotikë” . Po ashtu, u evidentuan 6 raste krimesh mjedisore dhe 95 konflikte, përfshirë 27 raste dhune në familje.
Në fushën e sigurisë rrugore, Policia raportoi 35 raste drejtimi të parregullt të mjeteve dhe 4 aksidente me pasojë humbjen e jetës së 4 shtetasve.
“Vijon të mbetet sfidë edhe lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike”, u shpreh Berberi .
Nga ana e tij, Agim Basha prezantoi masat e Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin, duke theksuar se gjatë majit janë përpunuar mbi 461 mijë shtetas dhe 200 mijë automjete në pikat kufitare të qarkut Shkodër.
“Fluksi maksimal i regjistruar brenda 24 orëve ka arritur në 21.703 shtetas dhe 8.290 automjete” .
Ai nënvizoi rritjen e kapaciteteve në pikat kufitare, instalimin e pajisjeve teknologjike të reja dhe masat për sigurinë në plazhin e Velipojës. Gjithashtu, janë trajtuar 461 aplikime për leje qëndrimi dhe 28 raste migracioni të parregullt që përfshinë 138 shtetas të huaj.
Duke pwrfunduar, Berberi apeloi duek thwnw se, “Çdo shkelje që cenon jetën, shëndetin apo sigurinë e qytetarëve, do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në përputhje me ligjin” .
Ai ftoi qytetarët dhe median të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit duke denoncuar çdo rast paligjshmërie.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




