Polonia përgatit manual 40 faqesh me udhëzime në rast lufte

Botë | 1 vit më parë

Polonia  po përgatit një manual se si duhet të reagojnë qytetarët në rast lufte ose fatkeqësie natyrore, sipas një zyrtari të Ministrisë së Brendshme.

Broshura prej 40 faqesh, e titulluar “Udhëzues për Sigurinë” synon të rrisë qëndrueshmërinë kombëtare në mes të pasigurisë së shtuar rajonale, përfshirë konfliktin në Ukrainën. Ajo do të përfshijë këshilla për sigurimin e ujit të pastër, përballimin e sulmeve ajrore ose ndërprerjeve të energjisë dhe gjetjen e strehimoreve, si pjesë e fushatës së parë të ndërgjegjësimit publik të këtij lloji në Poloni në dekada.

Kryeministri polak Donald Tusk ka paralajmëruar vazhdimisht se kërcënimi i një lufte globale është serioz dhe real, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe akuzave për sabotim, dezinformim dhe sulme kibernetike nga Rusia kundër Perëndimit.

Rusia ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në sabotim ose sulme kibernetike në vende të tjera dhe thotë se nuk ka ndërmend të fillojë një luftë me NATO-n.

“Luftërat nuk fitohen në vijën e frontit. Shembulli i Ukrainës e tregon këtë shumë qartë”, tha Robert Klonowski, zëvendësdrejtor i Ministrisë së Brendshme polake.

Fletëpalosja paralajmëron se gjatë një krize, rezervat e ushqimit, ilaçeve dhe benzinës mund të mbarojnë, sipas qeverisë.

Fletëpalosja, e cila do të publikohet në internet në shtator në polonisht, më vonë do të përkthehet në anglisht dhe ukrainisht, me plane për të prodhuar një version në Braille për fëmijë. Ministria planifikon t’u shpërndajë kopje të shtypura milionë familjeve në Poloni.

Polonia, e cila kufizohet me Ukrainën, Rusinë dhe Bjellorusinë, ka qenë një zë kryesor në thirrjet që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen dhe vetë ka caktuar 4.7 përqind të produktit të saj të brendshëm bruto për forcimin e forcave të saj të armatosura deri në vitin 2025.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme