Polonia vendos bllokimin e pjesshëm antiCOVID-19

Polonia njoftoi sot një bllokim të pjesshëm trejavor nga 28 dhjetori në të gjithë vendin, që synon të ndalojë përhapjen e COVID-19.
“Ne do t’i nënshtrohemi një bllokim kombëtar nga 28 dhjetor deri më 17 janar, me qëllim që të mbrohemi nga një valë e tretë e epidemisë në të ardhmen e afërt”, tha ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski.
Vetëm ushqimoret, farmacitë dhe disa biznese të tjera do të mbeten të hapura.
Personat që vijnë nga jashtë me transport publik do t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore.
Kufizimet aktuale, të tilla si kufizimet në numrin e personave në transportin publik dhe në kisha, mbeten të vlefshme.
Shkollat e të gjitha niveleve, gjithashtu, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 17 janar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




