Portofoli Digjital – Së shpejti aplikacioni elektronik për marrjen e shërbimeve publike ose private
Shqipëria pritet të krijojë së shpejti Portofolin e Identitetit Digjital. Ky aplikacion është një dosje e vetme elektronike me të dhëna private, duke përfshirë kartë identiteti, pasaportë, patentë, diplomë, vërtetime shëndetësore dhe certifikata të tjera që qytetarëve mund t’u nevojiten për të marrë një shërbim publik ose privat.
Një përdorim të gjerë pritet të ketë edhe në sektorin bankar, ku qytetari duhet vetëm të zgjedhë dokumentet e nevojshme që ruhen në këtë portofol, për t’i dërguar më pas online në bankë për verifikim dhe aplikim.
“Deri më sot shumë prej institucioneve të pagesave e kanë pasur të vështirë për të marrë klientë në distancë. Ka pasur një mungesë në ligj për të regjistruar klientë në distancë. Me ligjin e ri kjo bëhet e mundur”, u shpreh eksperti Deivis Shomo.
Por sa të sigurta janë të dhënat private të qyqarëve në këtë aplikacion?
“Ka mënyra të ndryshme si encrypted i të dhënave, monitorimi në kohe reale, niveli të ndryshme mbrojtje, ku ti mund të hysh në portofolin tënd digjital me skanimin e Face ID njësoj si hynë në celular. Të dhënat tona në botën digjitale janë shumë më të sigurta se në botën analoge. A ka rrezik? Sigurisht që ka”, tha eksperti.
Përdorimi i Portofolit Digjital nuk është I detyrueshëm për qytetarët por ai krijon lehtësira në marrjen e shërbimeve publike dhe private.
Gazetar: Hajri Mahmutaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




