Portugalia, kualifikim me përmbysje

Portugalia jo vetëm që ka përmbysur Gjermaninë, por si vendi i dytë në grupin A me 7 pikë e golaverazhi 6-1. Në fakt Gjermania ka këmbëgulur gjatë për të gjetur golin e avantazhit, që do ta çonte në gjysmëfinale.
Dhe gjithçka ka ardhur në të 72’ me autor Insbruk. Portugalia shkundet e pas katër minutash ka gjetur golin e barazimit me Soares. Vetëm një minutë nga fundi ka vulosur suksesin e luzitanëve Banjaki dhe 2-1.
Kjo ndeshje u luajt në Arenën Kombëtare dhe erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar si i gjithë ky Europian, i cili përfundon më 1 qershor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




