Post Fest 64/ Dirigjentët flasin për vendosjen e orkestrës dhe sfidat në skenë

Kulturë | 11 muaj më parë

Vendosja e orkestrës në Post Fest 64 ka pasur disa rezerva në nisje, por në përgjithësi u vlerësua si funksionale nga dirigjentët pjesëmarrës.

Dirigjenti Olsi Qinami u shpreh se distanca mes muzikantëve dhe dirigjentit mund të vështirësojë komunikimin.

“Nëse muzikanti është shumë larg nga dirigjenti, komunikimi vështirësohet disi. Edhe unë kisha disa rezerva në fillim, por në fund funksionoi shumë mirë. Ka edhe disa detaje të vogla që ndoshta i vërejmë vetëm ne dirigjentët, si ndriçimi i madh apo i vogël, apo zjarri që herë pas here vinte nga pas,” tha Qinami.

Nga ana tjetër, dirigjenti Markelian Kapidani theksoi rëndësinë e arredimit dhe organizimit skenik në performancën muzikore. Ai u shpreh se, si kompozitor dhe dirigjent me përvojë edhe jashtë vendit, e konsideron orkestrën një element që e ngre materialin muzikor në tërësi.

Sipas tij, nuk pati vështirësi të mëdha, pasi orkestra është e mirë dhe ka përvojën e viteve.

“Në aspektin e orkestrës nuk ka çështje shqetësuese. Në përgjithësi gjithçka shkoi mirë,” tha Kapidani.

Ai shtoi se publiku shqiptar vazhdon të ketë dy prirje të forta muzikore, ose drejt ritmeve të fuqishme, ose drejt një melankolie të theksuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme