Pr.buxheti 2026, Ekonomi: S’ka rritje taksash, por vetëm rregullime. Sistem i ri i TVSH-së për produktet bujqësore. Spaho: Nxitet konsumi

Ekonomi | 12 muaj më parë

Projekt-Buxheti i vitit 2026 është prezantuar si më i madhi në historinë e Shqipërisë, me një total shpenzimesh që kap vlerën 886 miliardë lekë.

Në një intervistë për “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi, theksoi se ky buxhet është rezultat i qëndrueshmërisë ekonomike të vendit përballë presioneve të jashtme. Në qendër të buxhetit, tha Ekonomi janë rritja ekonomike, konsolidimi fiskal, mirëqenia sociale dhe procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, si katër shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet programi qeverisës.

“Buxheti është më i madh historik i Shqipërisë me një listë të shpenzimeve Mbi 886 miliardë lekë dhe kjo erdhi për shkak të qëndrueshmërisë së ekonomisë duke i bërë ballë presioneve të jashtme. Programi qeverisës mbështetet në 4 shtylla kryesore, rritjen ekonomike, konsolidimin fiskal, mirëqenien sociale dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kjo është kontrata e qeverisë me qytetarit dhe ka dy klasa të rëndësishme me rritje që është ajo e pensionistëve dhe të punësuarve si dhe lehtësimi i klimës së biznesit në vend. Risia më e madhe është nisja e reformës s pensioneve dhe buxheti 2026 ka treguar se kjo reformë ka nisur dhe në fund të 2030 do të ketë një kosto prej 1.7 miliardë euro.2026 fillon reformën ne pensionin e qytetarëve”, deklaroi Ekonomi.

Ajo shtoi se paketa fiskale e këtij buxheti nuk parashikon rritje taksash apo taksa të reja, por vetëm “rregullime” të dakorduara më herët me partnerët ndërkombëtarë.

Në fushën e bujqësisë, Ekonomi theksoi se do të aplikohet një sistem i ri i TVSH-së për produktet bujqësore, përmes të cilit fermerët do të përfitojnë nga vlera e shtuar e produkteve.

“Paketa fiskale përbehet nga tavanet që marrin të ardhurat në buxhet, dhe ministri tha se nuk do kemi rritje taksash dhe jo taksa të reja. Për bujqësinë është rishikimi vlerës së shtuar në bujqësi për të çuar te fermerët përimtimin nga puna e tyre, do vendoset një TVSH për produktet bujqësore nga të cilat femrat do përfitojnë rreth 1.5 mld euro në llogaritë e tyre nëpërmjet TVSH së rregulluar duke vënë një vlerë të shtuar për produktet bujqësore. Edhe rregullimet në paketën fiskale janë të paradiskutuar me ndërkombëtarët nga viti i kaluar dhe nuk do ketë rritje por rregullime.

Buxheti do i shkojë arsimit në një pjesë të konsiderueshme me  3.4 mld lekë më shumë se 2025, për tekste falas, bursë financiare për studentët, siguri transporti, tekstet shkollore falas edhe për ata të arsimit të mesëm dhe të lartë për ata që kanë nevojë, në shëndetësi kemi shtesë 4.9 milionë euro më shumë se 2025. Ajo që është e rëndësishme te shëndetësia do të ketë një financim shtesë për rimbursimine barabanëve onkologjike prej 1.5 mld lekë”, tha ajo.

Ndërkohë, eksperti i ekonomisë Mateo Spaho e cilësoi buxhetin si domethënës, duke vlerësuar masat për nxitjen e konsumit dhe rritjen e pagave e pensioneve.

“Është një buxhet domethënës dhe personalisht më pëlqejnë aspektet për rritjen e konsumit, kemi rritje të pensioneve, para që do të shkojnë për konsum dhe do i bëjnë mirë ekonomisë së vendit, kemi rritje të politikës së pagave, është në një tentativë për t’iu afruar standardeve të vendeve të rajonit dhe është pozitive dhe tenton të krijojë një qëndrueshmëri ekonomike përmes konsumit të brendshëm. Por duhet të sqarojmë se nëse nuk ka ndryshim taksash është një lajm shumë i mirë për biznesit sepse nënkuptojmë qëndrueshmëri, nëse do kemi paketë fiskale shpresoj që kjo të jetë sa më e lehtë e mundshme”, tha Spaho.

Megjithatë, ai ngriti shqetësimin për sektorin e bujqësisë, i cili sipas tij ndodhet në recesion prej pesë vitesh dhe kërkon një skemë të re funksionale që të ndalojë rënien dhe të gjenerojë zhvillim.

“Ajo që më shqetëson sektori i bujqësisë, kemi 5 vite që ajo nuk po rritet, por kemi edhe një recesion të sektorit dhe duhet patjetër që buxheti 2026 të mendojë një skemë funksionale që të bujqësia të ndalojë rënien dhe të ketë zhvillim sërish”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme