Pranverë me “shije dimri”, dëbora mbulon Dardhën dhe Voskopojën, pa probleme në qarkullim
Zonat malore të juglindjes së vendit janë zgjuar këtë mëngjes nën reshje dëbore, të cilat kanë qenë më të dendura në fshatrat turistikë të Dardhë dhe Voskopojë.
Trashësia e dëborës në Dardhë ka arritur deri në 10 cm, ndërsa në aksin rrugor Shtyllë – Qafë Mashkullore, në disa segmente, ka shkuar nga 15 deri në 20 cm.
Reshje dëbore janë regjistruar gjatë orëve të fundit edhe në fshatrat e Devollit të Sipërm, si dhe në zona të tjera malore të qarkut të Korçës.
Deri në këto momente nuk raportohen probleme në qarkullim, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që planifikojnë të kalojnë fundjavën në këto zona, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



