Prapaskena/ Gazetari që intervistoi Messi-n: U habita si u zunë

Esteban Edul, gazetari që intervistoi Messi-n pak përpara se ky i fundit t’i kthehej me tone të ashpra Weghorst, rrëfen atë që pa në fund të takimit mes Argjentinës dhe Holandës.
Rrëfimi – “Në momentin e parë tentova ta qetësoja duke i thënë që të mos fliste pasi rreth nesh ishin shumë persona që punonin për FIFA-n dhe kisha shumë frikë mos e penalizonin”, nis rrëfimin e tij gazetari i ‘Tyc Sports’. “Në fund të atij takimi kam parë gjithçka, nuk ishte vetëm Messi i inatosuri. Nga ana tjetër ishin edhe Van Dijk dhe Otamendi, të cilët për pak sa nuk u kapën me duar. Mu duk si një ndeshje e kampionatit argjentinas. Mu duk sikur sapo kishte mbaruar një ndeshje Lanús-Banfield në Fortaleza apo një duel mes Newel’s dhe Central. Dhe të mendosh se të gjithë ishin futbollistë elitarë”, pohoi Edul.
Arsyeja – Mes të tjerash gazetari tha edhe nga buronte zemërimi i madh i Messi-t, i cili iu drejtuar Weghorst duke i thënë “Çfarë ke që shikon o budalla, ccfarë ke që shikon o budalla. Ec përpara, vazhdo”. “Messi ishte i mërzitur jo me lojën por me mënyrën si u sollën holandezët gjatë penalltive pasi ata penguan argjentinasit që të shkonin të qetë drejt pikës së bardhë”, shpjegoi gazetari.
Sjellja – Gazetari i ‘Tyc Sports’ tregoi se ccfarë ndodhi me Messi-n dhe Weghorst në hyrje të dhomave të zhveshjes. “Numri 19 i Holandës (Weghorst) priti Messi-n në tunelin e stadiumit pasi donte fanellën e tij, por Messi aty u nxeh edhe më shumë duke mos u përmbajtur në ofendime. Sulmuesi i Holandës nuk po kuptonte gjë, por Messi prap nuk u qetësua madje e ofendonte edhe më shumë. Aty i tha çfarë ke që shikon budalla, ec përpara”, përfundoi gazetari që rrëfeu atë çfarë nuk u pa në kamera.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



