Prapaskena/ Matthäus rrëfen shkaqet e disfatës së Bostonit: Lojtarët kishin konflikt me njëri-tjertrin, grupi s’ishte i fokusuar te fusha!

Një prej ikonave të padiskutueshme të Gjermanisë ka zbuluar se pas ekipit që u shfaq pa dëshirë për të luftuar në Boston fshihej edhe një arsye, e cila nuk ka të bëjë me aspketin sportiv.
Lothar Matthäus zbuloi se Julian Nagelsmann nuk ka menaxhuar si duhet grupin e lojtarëve, të cilët udhëtuan drejt Shteteve të Bashkauara të Amerikës.
“Ka shumë situata që duhen procesuar. Nuk po flas vetëm për atë që ndodhi në fushë, por edhe jashtë saj. Brenda kësaj tymnaje kishin gisht gratë, prindërit dhe të afërmit e futbollistëve. Unë nuk kuptoj se përse duhej që të përfshiheshin familjarët që nga fillimi i këtij turneu. Brenda skuadrës është diskutuar shumë mes futbollistëve sa u përket rezervimeve të hoteleve dhe të tjerave çështjeve si këto. Edhe pse në medie nuk janë bërë publike unë di se mes lojtarëve fokusi i vetëm nuk ka qenë vetëm fusha”, akuzoi ish-mesfushori legjendar i Gjermanisë. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




