Prapaskena, Tare udhëtoi dje në Gjermani për të biseduar personalisht me Xhakën

Merkato | 1 vit më parë

Granit Xhaka është objektivi kryesor i Milanit në merkato. Për të realizuar këtë transferim mediet italiane kanë njoftuar se ditën e djeshme Igli Tare ka udhëtuar në Gjermani pasi dëshironte që të komunikonte personalisht me menaxherët e mesfushorit.

Drejtori sportiv i Milanit është i vetëdijshëm se Leverkusen do të bëjë rrezistencë të fortë në këtë transferim pasi deri më tani ka humbur lojtarë si Tah, Frimpong dhe Virc. Nëse edhe Xhaka do të largohej nga “BayArena” atëherë detyra e drejtorit sportiv të Bajerit, Simon Rolfes, do të vështirësohej edhe më shumë pasi ka shumë pak kohë në dispozicion për të zëvendësuar kaq shumë të larguar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme