Prapaskenat në Fest 64/ Kimi rrëfen emocionet dhe simbolin e lulediellit në kostumin e tij

Muzikë | 11 muaj më parë

Këngëtari Kimi, i cili garon në Festivalin e Këngës 64 me këngën “Prapë Diell”, rrëfeu në prapaskenë ndjenjat e forta që përjetoi gjatë performancës.

Performanca e tij ishte një homazh emocionues dhe simbolik, duke kombinuar artin dhe kujtimin për njerëzit e dashur, dhe duke sjellë një energji të veçantë në skenën e Festivalit të Këngës.

“E përjetova shumë dhe dua ta mbaj këtë ndjenjë me vete kudo”, tha ai.

Kim sqaron edhe simbolikën e përdorimit të lulediellit në veshjet e tij.

“Kam shumë emocione, sidomos sepse kam pasur një shoqe të dashur që ka ndërruar jetë nga kanceri. Ajo më ka dhënë shumë suport emocional, dhe lulet e diellit që ajo ka dashur shumë i përdor si simbol në veshjet e mia, për të ndjerë energjinë e saj pranë meje,” tha Kimi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme