Preç Zogaj: Deklarata e Dumanit, thirrje për të ruajtur vazhdimësinë në SPAK

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ishte në qendër të diskutimit në emisionin “Trialog” në RTSH1 nën moderimin e Alba Alishani, ku u trajtua çështja e vazhdimësisë së mandatit të prokurorëve të posaçëm. Analisti Preç Zogaj vlerësoi deklaratën e Dumanit si një përpjekje të qartë për t’i dhënë peshë kërkesës drejtuar Parlamentit, në mënyrë që prokurorët aktualë të kenë mundësinë të rikandidojnë.
“Kjo është një deklarata që në këtë fazë që ai kërkon ti jap peshë kërkesës së tij ngulmuese që drejtuar parlamentit që tu krijoj mundësi prokurorëve që të rikandidojnë. Shumë shpejt 11 prokuror do ti mbaroj mandati dhe ato kanë të gjitha çështjet në hetim të cilat janë çështje që zgjasin dhe secila ka specifikën e vet, duke shtuar që ato konkurrojnë por ai e tha troç: që disa nuk meritojnë të fitojnë dhe juria që do ti kualifikojë do krijoj mundësinë që të ketë një ripërtëritje. Nëse e kalojnë ato që e meritojnë, sepse 2 është një moment për të vlerësuar punën e tyre dhe ato kalojnë 5-6 apo 10 dhe ruhet vazhdimësia përmbysja do të krijo prapë vonesë dhe do të themi përsëri këto”, u shpreh analisti Zogaj.
Sipas tij, një përmbysje e menjëhershme e trupës së prokurorëve do të sillte vonesa dhe do të dëmtonte ritmin e SPAK. “Do të kthehemi te të njëjtat probleme,” paralajmëroi Zogaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




