Prekja e dyfishtë gjatë penalltive nuk do të konsiderohet më e parregullt

FIFA ka vendosur që episode si ai që kemi parë gjatë penalltive mes Atletikos dhe Realit të mos vendosin më fatet e një kualifimi. Për të gjithë të apasionuarit e futbollit penalltia që iu anulua Julian Alvarezit ishte një padrejtësi e madhe. Marciniak i anuloi golin argjentinasit duke i dhënë kështu avantazhin Realit, i cili më pas u kualifikua.
Derbi i Madridit i la vendin shumë polemikave, të cilat tashmë kanë marrë fund. Sipas medieve të huaja FIFA i ka kërkuar International Football Association Board (IFAB) që të ndryshojë rregulloren sipas së cilës penalltia ku topi është prekur dy herë duhet të konsiderohet si se humbur. Që tani e tutje në të tilla raste penalltia do të ekzekutohet për së dyti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




