Premier League/ Broja s’shkëlqen kundër Sitit, shtypi britanik e vlerëson me notën 5

Në “Goodison Park” të Liverpulit skuadra e Everton nuk arriti që të bëntë asgjë përballë Mançester Sitit me miqtë, të cilët dolët fitimtar me dy gola të shënuar në minutat e fundit. Skuadra e Guardiolës mori tri pikët nga kjo transfertë falë golave të shënuar nga O’Reili (84’) dhe Kovaçiç (92’).
Ky takim kishte shumë interes për publikun shqiptar pasi tekniku i Everton David Mojes zgjodhi që të aktivizonte nga minuta e parë Armando Brojën. Për shqiptarin ishte një shans i mire për të treguar vlerat e tij, por dështoi që të linte gjurmë në një duel që zgjati 63 minuta kur edhe i la vendin Betos.
Sipas shtypi britanik paraqitja e Brojës në këtë duel nuk ishte e mjaftueshme për nivelin e kërkuar në një ndeshje përballë Sitit. “Liverpoolecho” vlerësoi paraqitjen e Brojës me notën 5-së. “Kërkoi që të linte gjurmë, por nuk mundi që të imponohej. Duhej të tregonte më shumë forcë në një ndeshje si kjo”, ishte komenti i “Liverpoolecho” për paraqitjen e Brojës përballë Sitit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




