Premier League pranë rekordit, Anglia mund të ketë 6 skuadra në Champions sezonin e ardhshëm

Anglia është në prag të vendosjes të një rekord të ri për pjesëmarrjen në kompeticionin kryesor të klubeve të kontinentit: duke pasur gjashtë klube që konkurrojnë sezonin e ardhshëm në Champions League.
Fitoret e pastra të Manchester United dhe Tottenham në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League, i hapin rrugën një finaleje angleze. Dhe duke qenë se asnjëra skuadër nuk do të kualifikohet në Champions League përmes kampionatit (të dyja janë në gjysmën e fundit të tabelës), fituesi i derbit europian do të sigurojë automatikisht një vend mes gjigantëve europianë.
Anglia, së bashku me Spanjën, fituan pesë vende direkt në Champions nga kampionati, kjo do të thotë se krijohet një situatë që nuk ka ndodhur kurrë më parë, me një shtet të vetëm që mund të ketë gjashtë skuadra që garojnë në të njëjtin edicion të Champions League.
Anglia do të ketë Liverpool, Arsenal, Newcastle dhe Manchester City si të kualifikuara drejtpërdrejt për Ligën e Kampionëve 2025-26, me Chelsean aktualisht në vendin e pestë (në nivel pikësh me Nottingham Forest) dhe duke përfituar falë renditjes së tyre në UEFA, dhe, siç u përmend, një mes Tottenham dhe Manchester United si fitues të Europa League.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




