Presidenti Begaj në Firmo: Diversiteti kulturor, burim pasurimi dhe harmonie

Politikë | 3 vite më parë

Nga komuna e firmos në Itali Presidenti Bajram Begaj vlerësoi rolin e arbëreshëve për fuqinë e identitetit dhe trashëgiminë kulturore.

Gjithashtu kreu i shtetit përcolli mesazhin për ruajtjen e traditës dhe gjuhës.

Ai ju drejtua pjesëmarrësve në këtë festë të “Valljes” të promovojnë njohjen e identitetit dhe diversitetin kulturor.

“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të shohim të “vallëzojnë lirshëm” veçanërisht të rinjtë, të cilët duhet të luajnë një rol thelbësor në ruajtjen e kësaj trashëgimie. Të rinjtë janë ambasadorët e ardhshëm të kulturës sonë dhe mbajtësit e flamurit të identitetit arbëresh dhe shqiptar”,  u shpreh Presidenti Begaj, i cili tha se duhen përgatitur brezat për të përballuar sfidat e globalizimit, si dhe duke ruajtur unikalitetin e trashëgimisë.

“Kultura dhe tradita arbëreshe, si pjesë shumë e rëndësishme e kulturës shqiptare, janë dëshmi e fuqisë së lirisë për të mbijetuar përmes shekujve, edhe në kushte të vështira dhe ndryshime të mëdha historike”, vlerësoi Presidenti Begaj.

Sikurse në takimet e mëparshme me arbëreshët, edhe në Firmo Kreu i Shtetit përcolli mesazhin për ruajtjen e traditave, kulturës e gjuhës, si një mënyrë për të kujtuar origjinën, por dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme