Presidenti Begaj në Oslo, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Mbretit Harald V të Norvegjisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e Lamtumirës së Fundit të Mbretit të Norvegjisë, Madhërisë së tij, Harald V.
Kreu i Shtetit ishte i pranishëm në shërbesën e mbajtur në Katedralen e Oslos pas një procesioni solemn të nisur nga Pallati Mbretëror, ku morën pjesë monarkë dhe liderë nga gjithë bota.
Presidenti i Republikës, pasi kreu homazhe, i shprehu Madhërisë së Tij, Mbretit Hakoon VIII, Familjes Mbretërore dhe popullit të Norvegjisë, ngushëllime të përzemërta për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V.
“Mbreti Harald V ia kushtoi jetën shërbimit ndaj Norvegjisë dhe popullit të saj. Ai mishëroi vazhdimësinë, unitetin dhe vlerat e shoqërisë norvegjeze, duke fituar respektin dhe dashurinë e qytetarëve të tij.
I shpreha ngushëllimet e mia dhe të popullit shqiptar Familjes Mbretërore dhe popullit norvegjez, duke nderuar kujtimin e Mbretit Harald V dhe kontributin e tij të çmuar në shërbim të vendit të tij”, – vlerësoi Presidenti Begaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




