Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kirgistan:Linja ajrore mes Tiranës dhe Bishkekut do të forcojë marrëdhëniet strategjike

Politikë | 5 muaj më parë

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë  zyrtare në Kirgistan ku u prit nga  Presidenti i Republikës Sadyr Zhaparov.

Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenti Begaj shprehu vullnetin e tij për të thelluar dialogun dhe për të ndërtuar një bashkëpunim më  dinamik bazuar në respekt të ndërsjellë dhe interesa të përbashkëta.

Në takim u shpreh angazhimi për  përshpejtimin e procedurave për mbylljen e marrëveshjeve në proces mes dy vendeve tona dhe forcimin e marrëdhënieve në fushat me interes të dy vendeve.

Presidenti i Republikës shprehu bindjen se kjo do t’i shërbejë forcimit të miqësisë e besimit mes dy popujve tanë.

“Dy vendet do të afrohen më shumë me njëri-tjetrin nëse i bëjne qytetarët e tyre të njohin më shumë njëri-tjetrin. Vendosja e linjës ajrore që lidh drejtpërdrejt Tiranën me Bishkekun do t’i shërbente shumë këtij qëllimi”- vlerësoi Presidenti Begaj.

Një shtysë e rëndësishme për avancimin e këtyre marrëdhënieve ishte dhe Deklarata e Përbashkët e nënshkruar nga Presidenti Begaj dhe homologu i tij Zhaparov.

Presidenti Begaj dhe homologu i tij u shprehën pro mundësisë për të vijuar bashkëpunimin brenda organizatave ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës i përcolli  Presidentit Zhaparov përgëzime për zgjedhjen e Kirgistanit si anëtar jo i përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB- së në mandatin që fillon më 1 janar 2027 duke shprehur bindjen se në këtë pozicion Kirgistani do të jetë i suksesshëm në mbrojtje të vlerave të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Begaj mori pjesë dhe përshëndeti Forumin Ndërkombëtar të Isyk-Kulit, të themeluar në vitin 1986 me nismën e shkrimtarit dhe filozofit kirgiz Chingiz Aitmatov, duke vlerësuar përpjekjen e tij për të krijuar një hapësirë dialogu intelektual mes Lindjes dhe Perëndimit dhe duke theksuar se fuqia e mendimit intelektual mbetet themelore për ndërtimin e mirëkuptimit, paqes dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme