Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorëve të Panamasë dhe Indonezisë

Politikë | 11 muaj më parë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga dy ambasadorë të rinj jo rezidentë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe mbështetjes për Kosovën.

Në një ceremoni zyrtare, Kreu i Shtetit uroi Ambasadorin e ri të Republikës së Panamasë, Winston Spadafore F., me të cilin u zhvillua një bisedë mbi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe mundësitë për konkretizimin e tyre në fusha me interes të përbashkët. Presidenti Begaj falënderoi ambasadorin për njohjen e Republikës së Kosovës dhe për mbështetjen e saj në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Gjithashtu, Presidenti Begaj pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Indonezisë, Znj. Listiana Operananta.

Në takim u diskutua për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Indonezisë, si në aspektin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh.

Pas hapjes së Ambasadës shqiptare në Xhakarta, Shqipëria mirëpret hapjen e ambasadës indoneziane në Tiranë.

Kreu i Shtetit kërkoi gjithashtu rishikimin e qëndrimit të Indonezisë lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e saj për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme