Presidenti i Empolit mbron Asllanin: Është një lojtar i madh

Fabrizio Corsi i njeh xhevahiret e tij më mirë se kushdo tjetër dhe një prej tyre është sigurisht Kristjan Asllani, i cili tani po merr drejtimin e mesfushës së Interit gjatë Kupës së Botës për Klube, edhe për shkak të mungesës së detyruar të Hakan Calhanoglu.
I intervistuar nga Tuttosport, presidenti i Empolit foli për mesfushorin shqiptar kështu: “Kam lexuar disa kritika drejtuar atij. Por Asllani është një lojtar i rëndësishëm. Vetë fakti që ai gjuan goditjet standarde aktualisht tek Interi thotë shumë për aftësitë e lojtarit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




