Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit i shqetësuar për çështjen “Donnarumma”

Itali | 1 vit më parë

Gabriele Gravina gjatë një prononcimi të shkurtër për “Sky Italia” ka treguar qëndrimin e tij mbi pozitat në të cilat ndodhet Donnarumma, i cili është përjashtuar nga PSG-ja.

“Mund të komentoj këtë çështje në dy plane. Në atë njerëzor mendoj se për lojtarin është një situatë e vështirë pasi ai është një karakter i ndjeshëm. Sa i përket Donnarumma-s futbollist mendoj se fakti se e kanë lënë jashtë ekipit e dëmton shumë. Ky vendim i PSG-së dëmton edhe Kombëtaren italiane pasi ai është njëra nga shtyllat e ekipit”, tha Gabriele Gravina.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme