Presidenti i Irani: Teherani rrezikon evakuimin e banorëve, rrezikohet nga thatësira

Botë | 12 muaj më parë

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi dje se Teherani rrezikon evakuimin total të 23 milionë banorëve nëse nuk bie shi deri në fund të nëntorit.

Pesë rezervuarët kryesorë që furnizojnë kryeqytetin kanë rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1965, me digën Latyan të mbushur vetëm 9 për qind dhe Amir Kabir praktikisht të thatë.

Rezerva aktuale e ujit është nën 180 milionë metër kub, ndërsa konsumi vjetor i qytetit kap 1.4 miliard metër kub, çka lë më pak se 45 ditë furnizim pa reshje.

Pezeshkian e quajti gjendjen “ekstremisht kritike” dhe paralajmëroi se pas racionimit të menjëhershëm do të ndodhë evakuimi më i madh urban në histori drejt Isfahanit, Shirazit dhe Mashhadit.

Thatësira e gjashtë radhazi, keqmenaxhimi katërvjeçar i burimeve, devijimi i lumenjve për industri dhe ferma në shkretëtirë si dhe fundosja e Teheranit deri në 12 metra për shkak të shfrytëzimit të tepërt të ujërave nëntokësore kanë çuar kryeqytetin në prag të kolapsit të plotë të furnizimit me ujë dhe energji këtë dimër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme