Presidenti libanez akuzon Iranin se po e përdor vendin e tij si mjet tregtie me SHBA-në

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka deklaruar se Irani po e përdor Libanin si “mjet tregtimi” në bisedimet e tij me Shtetet e Bashkuara.
Ai i bëri këto deklarata në një intervistë për CNN, pas marrëveshjes së re për armëpushim midis Izraelit dhe Libanit.
Aoun tha se “nuk është vendi juaj, është vendi ynë. Është detyrimi ynë. Nuk është puna juaj të ndërhyni në vendin tonë… Populli ynë po vritet, shtëpitë tona po shkatërrohen.”
Si qeveria libaneze ashtu edhe Izraeli mbështesin përpjekjet për çarmatimin e Hezbollahut dhe largimin e tij nga jugu i vendit.
Irani ka kundërshtuar këto thirrje dhe ka kërkuar që armëpushimi në Liban të lidhet me bisedimet e veta të paqes me SHBA-në.
Sipas Aoun, Korpusit i Gardës Revolucionare Islamike i Iranit ka kundërshtuar marrëveshjen e armëpushimit.
Aoun ka insistuar vazhdimisht që Libani të distancohet nga konfliktet rajonale dhe se vendimet për sovranitetin dhe sigurinë e vendit duhet të merren vetëm nga shteti libanez.
Gjithashtu, raportohet se aktivistë anti-Hezbollah janë dënuar për nxitje të sulmeve izraelite.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




