Presidentja e PE-së apel Gjermanisë: Dërgo në Ukrainë raketat Taurus

Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola ka dalë në mbështetje të përdorimit të raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina në mbrojtjen e saj kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.
Ajo ka deklaruar se Gjermania duhet të dorëzojë sa më parë sistemin e saj Taurus me rreze të gjatë veprimi në luftën e Ukrainës ndaj Rusisë.
Në një intervistë për gazetat Funke Mediengruppe, Metsola tha “po”, kur u pyet nëse vendet që ofrojnë raketa me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën duhet ta lejojnë atë t’i përdorë ato kundër objektivave në Rusi — dhe nëse Gjermania duhet të dërgojë raketat Taurus në Ukrainë.
Kancelari Olaf Scholz, ka qenë kundër dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë.
Partnerët e tij të koalicionit, Demokratët e Lirë pro-biznesit dhe të Gjelbërit, megjithatë, janë në favor të dërgimit të raketave në Kiev.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




