Presienti Meta kthen buxhetin 2021

Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin që kthen mbrapsht buxhetin e vitit 2021. Në një dalje për media, Drejtor i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti, renditi disa nga arsyet kryesore, që sipas tij, detyruan Presidentin të kthejë për rishqyrtim në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2021. Panariti tha se në buxhetin e miratuar tashmë nga parlamenti nuk parashikohet mbështetje e mjaftueshme për menaxhimin e pandemisë. Sipas Panaritit, buxheti duhet të rishqyrtohet sepse në të nuk parashikohen programe për të mbështetur bizneset apo të papunët.
“Në buxhet nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për nevojat emergjente të trajtimit spitalor, ndërkohë që do të kemi rritje të shtrimeve në spital, nuk kemi parashikuar paratë e mjaftueshme për blerjen e pajisjeve. Fatkeqësisht rastet pritet të jenë në rritje në muajt në vijim. Arsye tjetër është se në pr.buxhetin e vitin të ardhshëm nuk parashikohen programe për të mbështetur biznesin e vogël, fasoneritë, fonde të mjaftueshme për të përballuar pasojat e papunësisë, për shkak të pandemisë. Aq më tepër kur numri i vendeve të humbura është mbi 50 mijë. Shqipëria mbetet vendi i fundit në rajon për paketat në ndihmë të biznesit”, tha Edmond Panariti në një deklaratë për mediat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




