Prezantohet libri “Lidershipi” i Henri Kisinger, Rama: Tërheqës nga fillimi deri në fund, edhe për ata që nuk janë të apasionuar pas politikës apo historisë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë të hënën në prezantimin në Tiranë të librit të diplomatit amerikan Henry Kissinger, “Lidershipi”, ku ai ka shkruar edhe parathënien. Ky botim në gjuhën shqipe sjell gjashtë rrëfime mbi udhëheqës të shquar botërorë.
Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi se ishte “një privilegji” të ishte pjesë e këtij eventi, duke komplimentuar cilësinë e përkthimit të librit, i cili sipas tij, ka ruajtur “fuqinë e mprehtë të autorit”.
Gjithashtu, Rama përmendi praninë e ambasadorëve shqiptarë në mbarë botën, të cilët po marrin pjesë në një konferencë, duke e kthyer këtë prezantim libri në një “përkthim optimal” për këtë aktivitet. Ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj ish-kryeministrit italian, Massimo D’Alema, i cili ishte i pranishëm për të folur rreth figurës komplekse të Kissinger, njëherësh fitues i Çmimit Nobel për Paqe, por edhe i akuzuar si kriminel lufte.
Kryeministri Rama e cilësoi librin si “tërheqës nga fillimi deri në fund”, edhe për ata që nuk janë të apasionuar pas politikës apo historisë. Ai shtoi se shkrimi i parathënies për një vepër të një autori kaq të jashtëzakonshëm, si dhe për një figurë me aq shumë dimensione, ka qenë “një nga ushtrimet më të vështira” për të për sa i përket përgjegjësisë.
Ai theksoi admirimin e tij për “gjenialitetin” e Kissinger mbi artin e udhëheqjes dhe për bisedën e paharrueshme që kanë pasur së bashku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




